Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur nga Gjermania në Shqipëri

- Gazeta e Prizrenit

Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur nga Gjermania në Shqipëri

Policia vijon operacionin “Stolen Line” kundër trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë vendit. Me rastin e fundit, shkon në 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.

Në Vorë u sekuestrua një automjet tip BMW M-8, me vlerë rreth 140 mijë euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për rastin u procedua penalisht blerësi dhe drejtuesi i mjetit në momentin e ndalimit.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shqiptari nga Kosova, rreth 42 vjeç, i dyshuar se ka trafikuar automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen. Policia po punon për kapjen e tij.



Read it all at Gazeta e Prizrenit