Pritet të marrë drejtimin e Altachut

- Bota Sot

Pritet të marrë drejtimin e Altachut

Ish-sulmuesi Atdhe Nuhiu mund të marrë drejtimin e skuadrës së Altachut në Bundesligën e Austrisë.

Kjo pasi që trajneri i deritanishëm, Fabio Ingolitsch u largua nga skuadra austriake, ku Nuhiu ishte pjesë e stafit të tij.

Siç raporton Arlind Sadiku, Nuhiu shihet si kandidati kryesor nga hierarkia e klubit austriak për të marrë postin e trajnerit.

Madje ai kishte udhëhequr skuadrën në stërvitjen e fundit të tyre.

Nuhiu, gjithashtu është edhe asistent i Franco Fodës te Kosova.



Read it all at Bota Sot