Ish-sulmuesi Atdhe Nuhiu mund të marrë drejtimin e skuadrës së Altachut në Bundesligën e Austrisë.
Kjo pasi që trajneri i deritanishëm, Fabio Ingolitsch u largua nga skuadra austriake, ku Nuhiu ishte pjesë e stafit të tij.
Siç raporton Arlind Sadiku, Nuhiu shihet si kandidati kryesor nga hierarkia e klubit austriak për të marrë postin e trajnerit.
Madje ai kishte udhëhequr skuadrën në stërvitjen e fundit të tyre.
Nuhiu, gjithashtu është edhe asistent i Franco Fodës te Kosova.