Meriton Korenica është shumë pranë largimit nga Cluj.
Sipas medias rumune “Fanatik”, sulmuesi shqiptar me origjinë nga Rahoveci, ka fituar interesin serioz të DC United, ekip që militon në elitën e futbollit amerikan.
Këta të fundit janë gati që të shpenzojnë 4 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.
Ky i fundit shihet nga drejtuesit e klubit amerikan, si i duhuri për të përforcuar repartin e sulmit, duke i plotësuar edhe dëshirat ekonomike futbollistit.
Kujtojmë se Korenica u bë i njohur në Kosovë te Ballkani, nën drejtimin e Ilir Dajës. Ai ishte pjesë e ekipit të Dajës kur Ballkani i tyre u shpall kampion në Superligën e Kosovës.