Katër milionë euro për lojtarin nga Kosova

- Bota Sot

Katër milionë euro për lojtarin nga Kosova

Meriton Korenica është shumë pranë largimit nga Cluj.

Sipas medias rumune “Fanatik”, sulmuesi shqiptar me origjinë nga Rahoveci, ka fituar interesin serioz të DC United, ekip që militon në elitën e futbollit amerikan.

Këta të fundit janë gati që të shpenzojnë 4 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.

Ky i fundit shihet nga drejtuesit e klubit amerikan, si i duhuri për të përforcuar repartin e sulmit, duke i plotësuar edhe dëshirat ekonomike futbollistit.

Kujtojmë se Korenica u bë i njohur në Kosovë te Ballkani, nën drejtimin e Ilir Dajës. Ai ishte pjesë e ekipit të Dajës kur Ballkani i tyre u shpall kampion në Superligën e Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot