Trajneri i Napolit, Antoni Conte, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Interit, pas episodit ku skuadra e tij u ndëshkua me një penallti.
Gjyqtari pa me VAR shkeljen e Amir Rrahmanit (reprezentues i Kosovës) ndaj Mikhtarjan dhe akordoi penalltinë, duke sjellë tërbimin e Contes.
Ky i fundit shkelmoi topin pranë pankinës së tij dhe nuk ndali protestat ndaj gjyqtarit.
I sinjalizuar nga i katërti, kryesori Di Bello u kthye dhe i tregoi atij kartonin e kuq, duke tërbuar edhe më shumë trajnerin e Napolit.
“T’ju vijë turp!”, ishte ulërima e tij e vazhdueshme teksa largohej drejt dhomave të zhveshjes, me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve.