Shkak shqiptari i Kosovës, trajneri i Napolit: T’ju vijë turp

- Bota Sot

Shkak shqiptari i Kosovës, trajneri i Napolit: T’ju vijë turp

Trajneri i Napolit, Antoni Conte, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Interit, pas episodit ku skuadra e tij u ndëshkua me një penallti.

Gjyqtari pa me VAR shkeljen e Amir Rrahmanit (reprezentues i Kosovës) ndaj Mikhtarjan dhe akordoi penalltinë, duke sjellë tërbimin e Contes.

Ky i fundit shkelmoi topin pranë pankinës së tij dhe nuk ndali protestat ndaj gjyqtarit.

I sinjalizuar nga i katërti, kryesori Di Bello u kthye dhe i tregoi atij kartonin e kuq, duke tërbuar edhe më shumë trajnerin e Napolit.

“T’ju vijë turp!”, ishte ulërima e tij  e vazhdueshme teksa largohej drejt dhomave të zhveshjes, me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot