Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për kri*me lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

- Gazeta e Prizrenit

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për kri*me lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit
Nesër (e hënën) do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës.
Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën e Apelit, pasi vendimi u apelua nga të dy palët, raporton IndeksOnline.
Avokati i familjeve të dëmtuara, të cilëve iu vranë tre civilë shqiptarë pranë Prizrenit, po kërkojnë burgim të përjetshëm të Pleskovicit, teksa avokatja e tij ka kërkuar t’i ulët dënimi i caktuar prej 15 vjetësh, nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Pleskovic, u arrestua në shtator të 2023-tës, teksa ai u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg në korrik të 2025-tës.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale tha se më 1 shtator 1998, Pleskovic dhe individë të tjerë me uniformë ishin të stacionuar në kodrat përreth Prizrenit “për shkak të konfliktit që zhvillohej në zonë”.
Ai u akuzua se kishte qëlluar me një pushkë Kallashnikov drejt njerëzve në lagjen Hoca, të cilët, sipas prokurorisë, kishin shkuar për të prerë dru për lëndë djegëse.


Read it all at Gazeta e Prizrenit