Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet.
Sipas konfirmimit nga Policia e Prizrenit, rreth orës 17:15, në rrugën “Hasan Prishtina”, drejtuesi i një automjeti të tipit kombi, dyshohet se si pasojë e ngasjes së pakujdesshme dhe mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka goditur dy këmbësorë që po kalonin rrugën.
Si pasojë e aksidentit, një këmbësore 22-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë frakturë të gjymtyrës së poshtme, ndërsa këmbësori tjetër, po ashtu 22 vjeç, ka pësuar lëndime të lehta trupore.