Konor Gallagher në 77 ndeshje me Atletiko Madridin shënoi 7 gola dhe dhuroi 7 asiste.
Madrilenët shpenzuan 42 milionë euro për ta blerë anga Çelsi, megjithatë aventura e mesfushorit anglez në kryeqytetin spanjoll nuk shkoi siç pritej. Kjo për shkak se Diego Simeone nuk i besoi rolin e titullarit.
Megjithatë, tani anglezi dëshiron të rikthehet në Premier Ligë. Sipas Sky Sports UK, ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Totenhemin deri në vitin 2031.
Mbrëmë, ai iu nënshtrua vizitave mjekësore me Spurs përpara transferimit të tij prej 40 milionë eurosh (34 milionë paund) nga Atletiko Madridi.