Dështoi te klubi i Madridit

- Bota Sot

Dështoi te klubi i Madridit

Konor Gallagher në 77 ndeshje me Atletiko Madridin shënoi 7 gola dhe dhuroi 7 asiste.

Madrilenët shpenzuan 42 milionë euro për ta blerë anga Çelsi, megjithatë aventura e mesfushorit anglez në kryeqytetin spanjoll nuk shkoi siç pritej. Kjo për shkak se Diego Simeone nuk i besoi rolin e titullarit.

Megjithatë, tani anglezi dëshiron të rikthehet në Premier Ligë. Sipas Sky Sports UK, ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Totenhemin deri në vitin 2031.

Mbrëmë, ai iu nënshtrua vizitave mjekësore me Spurs përpara transferimit të tij prej 40 milionë eurosh (34 milionë paund) nga Atletiko Madridi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot