Ish - futbollisti i njohur dhe legjenda e Aston Villës, Thomas Hitzlsperger, ka befasuar me vlerësimin e tij për futbollistin shqiptar Granit Xhaka.
Hitzlspergeri, i cili gjatë karrierës si lojtar njihej me nofkën “Çekiçi” për shkak të goditjes së fuqishme me këmbën e majtë, u pyet nga mediumi zviceran “Blick” se çfarë nofke do t’ia vendoste Granit Xhakës.
“Kjo është një pyetje shumë e mirë. ‘
Shefi’ do të ishte më e përshtatshmja, duke pasur parasysh se sa dominues është ai në fushë”, u shpreh Hitzlsperger.
Ai foli edhe për arsyet pse Xhaka është një lojtar i veçantë.
“Ai është lojtar ekipi. I bën bashkëlojtarët më të mirë.
Ka paketën e plotë: pasim të saktë, goditje të fortë dhe fuqi fizike. Është një lider i lindur”, nënvizoi Hitzlsperger.