Su*lm dhe kan*osje me ar*më në Prizren, arrestohet një person – Policia sekuestron tri ar*më

- Gazeta e Prizrenit

Su*lm dhe kan*osje me ar*më në Prizren, arrestohet një person – Policia sekuestron tri ar*më

Një incident i rëndë është raportuar të dielën në fshatin Randobravë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar një mashkull kosovar, duke i prezantuar edhe armë zjarri.

Sipas raportit policor i dyshuari mashkull kosovar, gjatë incidentit ka kanosur viktimën dhe ka shfaqur një pistoletë.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie si edhe një pushkë automatike. I dyshuari është arrestuar dhe, pas inicimit të rastit për veprat penale “Sulm”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Randobravë, Prizren / 18.01.2026 – 17:45. Është raportuar se ankuesin mashkull kosovar e ka kanosur dhe e ka sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë incidentit i dyshuari po ashtu ka prezantuar edhe një pistoletë. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike. I dyshuari është arrestuar dhe ai pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit