Reagon Berisha: Nëse kapot mbesin të paprekur për votat, ky nuk do të jetë hetim, por bashkëfajësi

- Gazeta e Prizrenit

Reagon Berisha: Nëse kapot mbesin të paprekur për votat, ky nuk do të jetë hetim, por bashkëfajësi

Zafir Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook:

Postimi i tij:

Tendenca e krye-hajnave për t’u distancuar nga hajnat e votave në Prizren është qesharake dhe një përpjekje e mjerë për t’ia hedhur opinionit, duke tentuar të shkëpusin zinxhirin e organizuar të kësaj vjedhjeje masive të votës.

Krimi që ka ndodhur në QKN në Prizren ka hierarki të qartë.
Fillimisht, kapot e bandave nga të gjitha partitë janë pajtuar për operacionin e vjedhjes, më pas, ky dakordim është bartur në vendngjarje te vartësit e tyre, të cilët e kanë zbatuar skenarin.

Prokuroria e Shtetit besoj se e di mirë që salla ku janë numëruar votat është e mbuluar me kamera vëzhgimi.

Prandaj nuk duhet të jetë e vështirë të identifikohet kush ka ndërhyrë në këtë proces, kush ka dhënë urdhra dhe përmes kujt janë përcjellë ata, përfshirë edhe komunikimet telefonike që duhet t’u merren të gjithë “super” të votuerëve.

Nëse drejtësia ndalet te ekzekutorët e vegjël, ndërsa kapot mbesin të paprekur, atëherë ky nuk do të jetë hetim, por bashkëfajësi.
Zafa



Read it all at Gazeta e Prizrenit