Mushkolaj: Dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Mushkolaj: Dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus ka komentuar lidhur me kandidatët e subjekteve politike, për të cilët pas rinumërimit ka rezultuar se kanë pasur mijëra vota më pak sesa në numërimin fillestar.

Ai ka thënë se, te Lidhja Demokratike e KosovësVisar Azemi ka marrë mbi 480 vota më shumë në Prizren nga “zemërgjerësia e komisionerëve”, ndonëse ai vjen nga Ferizaji.

“Siç shihet, dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren, për këtë shkak edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim me i shkarku të gjithë ata komisionerët e partive dhe me e çu krejt vendin në rinumërim”, ka thënë Mushkolaj.



Read it all at Gazeta e Prizrenit