Policia në Gjakovë publikon fotografinë e një personi të dyshuar për vrasje në tentativë, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari, përkundër thirrjes policore dhe kërkimeve të realizuara në disa lokacione, nuk është paraqitur para organeve të rendit dhe aktualisht gjendet në arrati.
Në këtë drejtim, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e personit të paraqitur në fotografitë e publikuara.
Policia apelon që çdo informacion i mundshëm të raportohet në numrin emergjent 192 (pa pagesë), në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës zyrtare elektronike info@kosovopolice.com.