Mediat spanjolle bëjnë me dije se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka vendosur që afati kalimtar i janarit të mbyllet këtu për klubin katalanas.
Përkundër pritshmërive, katalanasit nuk do të afrojnë asnjë lojtar tjetër deri në përfundim të merkatos.
Ndonëse klubi zyrtarizoi së fundmi Joao Cancelon, problemet e njohura financiare që ende nuk kanë gjetur zgjidhje mbeten një pengesë e madhe.
Drejtuesit e Barcelonës janë të vetëdijshëm se çdo blerje e re, pa u shoqëruar me shitje lojtarësh, do të ushtronte presion të papërballueshëm mbi buxhetin dhe do të rriste rrezikun e ndëshkimeve nga rregullat e “Financial Fair Play”.
Në këto kushte, Laporta ka zgjedhur të mos marrë rreziqe të mëtejshme financiare.
Ai beson se grupi aktual i lojtarëve që ka nën urdhra trajneri Hansi Flick është i mjaftueshëm për të rivalizuar dhe për të fituar titullin në La Liga.