Sot është raportuar befasia e madhe nga Italia ku Juventusi tregohet pas Fisnik Asllanit.
“Zonja” e synon si transferim në afatin kalimtar të verës, ndërsa futbollisti Dushan Vllahoviq është thuajse i larguar.
Hofenheim kërkon një shifër të konsiderueshme për Asllanin.
Për 23-vjeçarin që del në skenë edhe Bayern Munih, deri tani është treguar se kërkohen 30 milionë euro.
Serbi Vllahoviq qëndron i dëmtuar prej disa kohësh. Mungesa e rinovimit te Juventusi ka bërë që klubi italian të shikojë për opsione të tjera.