Juventusi e do një tjetër lojtar të Kosovës, po e largon serbin

- Bota Sot

Juventusi e do një tjetër lojtar të Kosovës, po e largon serbin

Sot është raportuar befasia e madhe nga Italia ku Juventusi tregohet pas Fisnik Asllanit.

“Zonja” e synon si transferim në afatin kalimtar të verës, ndërsa futbollisti  Dushan Vllahoviq është thuajse i larguar.

Hofenheim kërkon një shifër të konsiderueshme për Asllanin. 

Për 23-vjeçarin që del në skenë edhe Bayern Munih, deri tani është treguar se kërkohen 30 milionë euro.

Serbi Vllahoviq qëndron i dëmtuar prej disa kohësh. Mungesa e rinovimit te Juventusi ka bërë që klubi italian të shikojë për opsione të tjera.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot