Zgjerohet aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi keqpërdorime në Eko Regjion.
Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se në këtë operacion është arrestuar edhe Ragip Zejna, i njohur si pjesë e kompanisë “Dielli Construction”.
Në të njëjtën kohë, burimet bëjnë me dije se Burim Shala, i dyshuar në këtë rast, nuk është gjetur në vend, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit dhe aktualisht konsiderohet në arrati, teksa ndaj tij janë kryer bastisje në zyrë dhe shtëpi.