Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Prishtinë sot në orët e mëngjesit gjatë një aksioni ka arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Sipas burimeve zyrtarët komunalë janë kapur në flagrancë nga policia duke marrë ryshfet.
Me urdhër të prokurorit të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.