Hansi Flick deklaroi se Barcelona nuk do të shikojë rezultatet e ndeshjeve të tjera të Champions League, por do të përqendrohet vetëm te fitorja e saj.
Trajneri pranoi se i pëlqen emocionet e formatit të ri.
Për ndeshjen, Flick theksoi: “E respektoj Kopenhagen.
Më e rëndësishmja është të bëjmë punën tonë, të mbrohemi mirë dhe të luajmë në nivelin më të lartë.
Objektivi është i qartë; të fitojmë dhe të jemi në top-8”.
Mesazhi për skuadrën ishte i prerë: “Do të merremi vetëm me atë që kemi në dorë. Duhet të luajmë në maksimum, do të jetë një ndeshje e vështirë”.
Për mungesat e Pedri dhe De Jong: “Duhet menaxhim, por e kemi treguar se mund ta bëjmë. Jemi ekip”.
Për Ferran Torres: “Është stërvitur me ne dhe duket shumë mirë”.
Diferenca e golave: “Duhet të ecim hap pas hapi, gjithmonë ka qenë kështu. Duhet të luajmë ndeshjen, të respektojmë Kopenhagen, që është një skuadër fantastike.
Të luajmë në nivelin më të lartë”.
Rinovimi i Fermín: “Klubi do të bëjë një punë të mirë. Ai ka mentalitet dhe qëndrim të shkëlqyer, e vlerësoj shumë që është këtu.
Është fantastike të shohësh lojtarë që dalin nga ‘La Masía’ dhe arrijnë në ekipin e parë”. Për formatin e ri të Champions-it:
“Më pëlqen shumë. Kemi një mundësi të madhe për të hyrë në tetëshen e parë”.