Flick para sfidës ndaj Kopenhagen: Objektivi është i qartë

- Bota Sot

Flick para sfidës ndaj Kopenhagen: Objektivi është i qartë

Hansi Flick deklaroi se Barcelona nuk do të shikojë rezultatet e ndeshjeve të tjera të Champions League, por do të përqendrohet vetëm te fitorja e saj.

Trajneri pranoi se i pëlqen emocionet e formatit të ri.

Për ndeshjen, Flick theksoi: “E respektoj Kopenhagen.

Më e rëndësishmja është të bëjmë punën tonë, të mbrohemi mirë dhe të luajmë në nivelin më të lartë.

Objektivi është i qartë; të fitojmë dhe të jemi në top-8”.

Mesazhi për skuadrën ishte i prerë: “Do të merremi vetëm me atë që kemi në dorë. Duhet të luajmë në maksimum, do të jetë një ndeshje e vështirë”. 

Për mungesat e Pedri dhe De Jong: “Duhet menaxhim, por e kemi treguar se mund ta bëjmë. Jemi ekip”. 

Për Ferran Torres: “Është stërvitur me ne dhe duket shumë mirë”.

Diferenca e golave: “Duhet të ecim hap pas hapi, gjithmonë ka qenë kështu. Duhet të luajmë ndeshjen, të respektojmë Kopenhagen, që është një skuadër fantastike.

Të luajmë në nivelin më të lartë”.

Rinovimi i Fermín: “Klubi do të bëjë një punë të mirë. Ai ka mentalitet dhe qëndrim të shkëlqyer, e  vlerësoj shumë që është këtu.

Është fantastike të shohësh lojtarë që dalin nga ‘La Masía’ dhe arrijnë në ekipin e parë”. Për formatin e ri të Champions-it:

“Më pëlqen shumë. Kemi një mundësi të madhe për të hyrë në tetëshen e parë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot