Juventusi është në formë të mirë në javët e fundit, ku si pasqyrë e kësaj janë edhe dy fitore rresht në Serie A.
“Zonja e Vjetër” ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:1 ndaj Parmës, në ndeshjen e javës së 23-të.
E veçanta është se Juve i shënoi katër gola për vete e një për rivalin.
Futbollisti i Juventusit, Cambiaso, shënoi autogol në minutën e 51-të.
Për Juven realizuan Bremer (15 e 54), McKennie (37), David (64) dhe për vendasit Cambiaso (51 - autogol).
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk u aktivizua as një minutë në radhët e Juventusit.
Juventusi është ne vend të katërt me 45 pikë, 10 më pak se lideri Interi.
Parma e zë vendin e 16-të me 23 pikë të grumbulluara.