Juventusi shënon katër gola për vete e një për rivalin! Nuk ka minuta për Edon Zhegrovën

- Bota Sot

Juventusi shënon katër gola për vete e një për rivalin! Nuk ka minuta për Edon Zhegrovën

Juventusi është në formë të mirë në javët e fundit, ku si pasqyrë e kësaj janë edhe dy fitore rresht në Serie A.

“Zonja e Vjetër” ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:1 ndaj Parmës, në ndeshjen e javës së 23-të.

E veçanta është se Juve i shënoi katër gola për vete e një për rivalin.

Futbollisti i Juventusit, Cambiaso, shënoi autogol në minutën e 51-të.  

Për Juven realizuan Bremer (15 e 54), McKennie (37), David (64) dhe për vendasit Cambiaso  (51 - autogol).

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk u aktivizua as një minutë në radhët e Juventusit.
Juventusi është ne vend të katërt me 45 pikë, 10 më pak se lideri Interi.

Parma e zë vendin e 16-të me 23 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot