Vedat Muriqi e ka vazhduar formën e tij fantastike, duke e ndihmuar Mallorca t`i regjistrojë dy fitore radhazi në shtëpi për herë të parë që nga tetori i vitit 2024.
Kjo pas pas fitores 4-1 ndaj Sevilla në LaLiga.
Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen në zonën e rënies, pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit, dhe duhej një nisje e fortë për ti kënaqur tifozët.
Muriqi (26), Samu Costa (53), Darder (74) dhe Torre (90+6) kanë shënuar për Mallorca.
Golin e vetëm Sevilla e ka realizuar përmes Maupay.
Mallorca i ka dhënë dhënë fund një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në shtëpi. Nga ana tjetër, Sevilla, mbetet pa sukses në shtatë ndeshjet e fundit jashtë fushe.