Muriqi shkëlqen, Mallorca mposht Sevilla

- Bota Sot

Muriqi shkëlqen, Mallorca mposht Sevilla

Vedat Muriqi e ka vazhduar formën e tij fantastike, duke e ndihmuar Mallorca t`i regjistrojë dy fitore radhazi në shtëpi për herë të parë që nga tetori i vitit 2024.

Kjo pas pas fitores 4-1 ndaj Sevilla në LaLiga.

Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen në zonën e rënies, pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit, dhe duhej një nisje e fortë për ti kënaqur tifozët.

Muriqi (26), Samu Costa (53), Darder (74) dhe Torre (90+6) kanë shënuar për Mallorca. 

Golin e vetëm Sevilla e ka realizuar përmes Maupay.

Mallorca i ka dhënë dhënë fund një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në shtëpi. Nga ana tjetër, Sevilla, mbetet pa sukses në shtatë ndeshjet e fundit jashtë fushe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot