Autoritetet kompetente po vazhdojnë kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor përmes veturave me pajisje inteligjente dhe radarëve mobil, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjatë muajit janar 2026, janë shqiptuar gjithsej 15,426 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe kufizimet e shpejtësisë, duke theksuar se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët e çdo pjesëmarrësi në komunikacion. /Gazeta e Prizrenit