Kenan Jilldiz ka firmposur sot rinovimin me Juventusin, duke zgjatur marrëveshjen e tij me bardhezinjtë deri në vitin 2030, e paralelisht edhe duke rritur në mënyrë të ndjeshme përfitimet financiare.
Me këtë marrëveshje të re, Jilldiz përfiton 6 milionë euro neto në sezon, duke u bërë pjesë e 10 lojtarëve më të paguar në Serinë A.
Por që nga vera, ai do të jetë i dyti në listë, pasi rroga e tij do të shkojë në 7 milionë euro, sipas marrëveshjes me bardhezinjtë.
Më i paguar se ai do të mbetet vetëm Lautaro Martinez me 9 milionë euro, pasi Dushan Vlahoviç me 12 milionë euro në vit që përfiton aktualisht, do të mbyllë kontratën e tij me Juventusin dhe me shumë mundësi, pritet të transferohet në një kampionat tjetër.
10 lojtarët më të paguar në Itali
Dushan Vlahoviç – Juventus – 12 milionë euro
Lautaro Martinez – Inter – 9 milionë euro
Nikolo Barela – Inter – 6,5 milionë euro
Hakan Çalhanollu – Inter – 6,5 milionë euro
Paulo Dibala – Roma – 6,5 milionë euro
Kenan Jilldiz – Juventus – 6 milionë euro
Romelu Lukaku – Napoli – 6 milionë euro
Xhonatan Dejvid – Juventus – 6 milionë euro
Markus Turam – Inter – 6 milionë euro
Kevin De Bryjne (Napoli) dhe Alesandro Bastoni (Inter) – 5,5 milionë euro