Kjo nuk është më statistikë. Është alarm shoqëror. Kur mosha mesatare e përdoruesve të dro*gës bie në 16 vjeç, shoqëria nuk po dështon ngadalë – po rrëzohet.
Droga nuk po shkatërron vetëm trupin e adoleshentëve, por po ushqen dhunën, po mpin empatinë dhe po normalizon agresionin si mënyrë reagimi. Ajo që sot shfaqet si konflikt, rrahje apo armë në duar të të rinjve, nesër bëhet krim, humbje jete dhe plagë kolektive.