Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë për IndeksOnline se do ta mbaj postin e deputetit.
Ai shërbeu si nënkryetar i komunës së Prizrenit në mandatin e kaluar të udhëhequr nga Shaqir Totaj.
Presintja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën për konstituimin e Kuvendit. Poashtu, ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca pret që nesër të formohet edhe qeveria./IndeksOnline