Silvio Merkaj po kalon një sezon shumë të mirë në Serinë B, ku po gjen me rregullsi rrjetën me fanellën e Sudtirol.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur sot rrugën e rrjetës për herë të shtatë në këtë edicion, duke shënuar në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Barit në transfertë.
I aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, sulmuesit iu deshën vetëm 3 minuta për të tundur rrjetën, pasi me një devijim prej bomberi të mirëfilltë çoi sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Me këtë gol, Merkaj u shkëput nga Stiven Shpendi, i cili është ndalur në kuotën e 6 golave deri tani në Serinë B, duke qenë një pas Kristian Shpendit i cili ka arritur kuotën 8 në atë që mund të cilësohet gara e bomberave shqiptarë në këtë kampionat.
Merkaj ishte shumë pranë Partizanit disa vite më parë, por në fund refuzoi ofertën e të kuqve, duke vazhduar karrierën në Itali.