Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur ndryshime në organizimin e procesit mësimor me fillimin e muajit të Ramazanit.
Sipas njoftimit zyrtar, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, “pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”.