Bislimi e Shaipi me Luganon ndalën tre pikë të mëdha

- Bota Sot

Bislimi e Shaipi me Luganon ndalën tre pikë të mëdha

Skuadra e Luganos e ka mposhtur me rezultat 2:1 Lausannen, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Steffen (36) e Dos Santos (61) – realizuan për Luganon. 

Mollet (80’) shënoi për udhëtuesit.

Portieri Amir Shaipi e futbollisti Uran Bislimi, luajtën nga minuta e parë duke kontribuar në fitoren e Luganos.

Ezgjan Alioski u fut në lojë në minutën e 86-të për Luganon dhe pas një minute u ndëshkua me karton të  verdhë.

Skuadra e Luganos është në vend të tretë me 43 pikë e Lausanne në të 9-tin me 30 sosh.



Read it all at Bota Sot