Skuadra e Luganos e ka mposhtur me rezultat 2:1 Lausannen, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
Steffen (36) e Dos Santos (61) – realizuan për Luganon.
Mollet (80’) shënoi për udhëtuesit.
Portieri Amir Shaipi e futbollisti Uran Bislimi, luajtën nga minuta e parë duke kontribuar në fitoren e Luganos.
Ezgjan Alioski u fut në lojë në minutën e 86-të për Luganon dhe pas një minute u ndëshkua me karton të verdhë.
Skuadra e Luganos është në vend të tretë me 43 pikë e Lausanne në të 9-tin me 30 sosh.