Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë nga Spitali i Prizrenit, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga lartësia.
Lajmin ka konfirmuar Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente të QKUK-së.
Syla ka treguar se viktima kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.