Interi nuk është për Champions League, e pabesueshme kush e hodhi në nokaut

- Bota Sot

Interi nuk është për Champions League, e pabesueshme kush e hodhi në nokaut

Sot nuk luan tradita, por as cilësia si në rastin e Interit në përballjen me ekipin simpatik nga Norvegjia, Bodo/Glimt.

Bodo me zemër të madhe e ka tronditur Interin në ‘San Siro” duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1.

Play – off-it ishte i kobshëm për Interin.

Bodo e fitoi edhe takimin e parë si vendas me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 kualifikohet në të tetën e finales, duke shkaktuar senzacion.

Lideri i Serie A doli i turpëruar nga fusha.

Në minutën e 58-të, Hauge shënoi nga afërsia  pas gabimit trashanik të futbollistit Akanji.

Në minutën e 69-të Akanji pati rast ideal por shtylla e majtë i mohoi golin.

Në minutën e 72-të Interi pëson golin tjetër dhe të nokautit, autor i golit Evjen pas asistimit të lojtarit Hauge.

Në minutën e 76-të Bastoni ngushtoi rezultatin në 1:2. 

Interi për turp, eliminohet.



Read it all at Bota Sot