Sot nuk luan tradita, por as cilësia si në rastin e Interit në përballjen me ekipin simpatik nga Norvegjia, Bodo/Glimt.
Bodo me zemër të madhe e ka tronditur Interin në ‘San Siro” duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1.
Play – off-it ishte i kobshëm për Interin.
Bodo e fitoi edhe takimin e parë si vendas me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 kualifikohet në të tetën e finales, duke shkaktuar senzacion.
Lideri i Serie A doli i turpëruar nga fusha.
Në minutën e 58-të, Hauge shënoi nga afërsia pas gabimit trashanik të futbollistit Akanji.
Në minutën e 69-të Akanji pati rast ideal por shtylla e majtë i mohoi golin.
Në minutën e 72-të Interi pëson golin tjetër dhe të nokautit, autor i golit Evjen pas asistimit të lojtarit Hauge.
Në minutën e 76-të Bastoni ngushtoi rezultatin në 1:2.
Interi për turp, eliminohet.