Pa gola në derbin mes Buduçnostit nga Podgorica dhe skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi.
Deçiqi mbetet katër pikë pas liderit Sutjeskës së Nikshiqit, ndërsa Buduçnosti nuk arriti fitore për ndeshjen e dytë radhazi dhe ka vetëm tri pikë më shumë se Arsenal Tivat, që ndodhet në zonën e “play-off”-it.
Nuk pati shumë raste sot, ndërsa më të mirat u humbën në 10 minutat e fundit të takimit. Buduçnosti mund të kishte kaluar e para në epërsi, futbollisti Danilo Vukaniq fitoi topin, gjeti Ivan Bojoviqin, i cili asistoi bukur për Ivan Bullatoviqin.
Ky i fundit hyri në zonë dhe goditi, por portieri Milosh Dragojeviq reagoi në mënyrë të shkëlqyeshme.
Pak minuta më vonë, edhe Deçiqi pati mundësinë e vet. Aksioni nisi nga mesi i fushës, Drashko Bozhoviq dërgoi topin në zonë, ndërsa Petar Sekulloviq gjuajti mbi portë.
Pas javës së 22-të në elitën e futbollit malazez, Sutjeska kryeson me 40 pikë, duke lënë prapa Deçiqin me 36 dhe Buduçnosti është në vend të shtatë me 29 pikë të grumbulluara.