Skuadra shqiptare i merr pikë Buduçnostit në Podgoricë

- Bota Sot

Skuadra shqiptare i merr pikë Buduçnostit në Podgoricë

Pa gola në derbin mes Buduçnostit nga Podgorica dhe skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi.

Deçiqi mbetet katër pikë pas liderit Sutjeskës së  Nikshiqit, ndërsa Buduçnosti nuk arriti fitore për ndeshjen e dytë radhazi dhe ka vetëm tri pikë më shumë se Arsenal Tivat, që ndodhet në zonën e “play-off”-it.

Nuk pati shumë raste sot, ndërsa më të mirat u humbën në 10 minutat e fundit të takimit. Buduçnosti mund të kishte kaluar e para në epërsi, futbollisti Danilo Vukaniq fitoi topin, gjeti Ivan Bojoviqin, i cili asistoi bukur për Ivan Bullatoviqin.

Ky i fundit hyri në zonë dhe goditi, por portieri Milosh Dragojeviq reagoi në mënyrë të shkëlqyeshme.

Pak minuta më vonë, edhe Deçiqi pati mundësinë e vet. Aksioni nisi nga mesi i fushës, Drashko Bozhoviq dërgoi topin në zonë, ndërsa Petar Sekulloviq gjuajti mbi portë.

Pas javës së 22-të në elitën e futbollit malazez, Sutjeska kryeson me 40 pikë, duke lënë prapa Deçiqin me 36 dhe Buduçnosti është në vend të shtatë me 29 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot