Kompania Meta po përballet me probleme të mëdha në Facebook, një nga rrjetet më të përdorura sociale në botë, që lidh miliarda njerëz përmes webit dhe aplikacionit mobil.
Përdoruesit raportojnë se nuk mund të postojnë, ndajnë ose shikojnë përmbajtje.
Problemet duket se prekin veçanërisht funksionet e mesazheve dhe ngarkimit të fotografive, ndërsa përdoruesit po ndajnë ankesa masive në Twitter dhe rrjete të tjera.
Meta nuk ka ende një reagim zyrtar për këtë.