Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sonte dy kandidatët e saj për postin e presidentit të Kosovës.
Para deputetëve, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka prezantuar Glauk Konjufcën si kandidat të parë, ndërsa deputeti Artan Abrashi ka prezantuar deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku si kandidate të dytë.
Pas prezantimit, Komisioni për Legjislacion është thirrur për të shqyrtuar kandidaturat e të dy nominuarëve dhe për t’i paraqitur ato më pas para Kuvendit.
Në seancë nuk janë të pranishëm përfaqësuesit e partive opozitare. Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon sonte në ora 23:59.