Imeri asiston në barazimin e liderit të kampionatit zviceran

- Bota Sot

Imeri asiston në barazimin e liderit të kampionatit zviceran

Thun dhe St. Gallen ndajnë pikë (2:2) në derbin e javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran.

Kastriot Imeri e Valmir Matoshi u paraqitën nga minuta e parë për Thunin.

Imeri ka asistuar në golin e dytë të Thunit që u shënua në minutën e 62-të. 

Për Thun shënuan Bertone (55 - nga penalltia) e Montolio (62) dhe për udhëtusit Gortler (37-nga penalltia) e Witzig (90+5)‍.

Imeri u zëvendësua në minutën e 72-të e Matoshi në të 77-tin.

Thun kryeson me 65 pikë, duke lënë St. Gallen në pozitën e dytë me 51 pikë.



Read it all at Bota Sot