Thun dhe St. Gallen ndajnë pikë (2:2) në derbin e javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran.
Kastriot Imeri e Valmir Matoshi u paraqitën nga minuta e parë për Thunin.
Imeri ka asistuar në golin e dytë të Thunit që u shënua në minutën e 62-të.
Për Thun shënuan Bertone (55 - nga penalltia) e Montolio (62) dhe për udhëtusit Gortler (37-nga penalltia) e Witzig (90+5).
Imeri u zëvendësua në minutën e 72-të e Matoshi në të 77-tin.
Thun kryeson me 65 pikë, duke lënë St. Gallen në pozitën e dytë me 51 pikë.