Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke e cilësuar këtë datë si festë të shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se shkolla shqipe ka qenë akt qëndrese, duke u zhvilluar edhe në kushte të vështira, ndërsa mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan në përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën për liri.