Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitri për këtë Ramazani, duke e përcaktuar në 5, 10 dhe 15 euro, varësisht nga gjendja ekonomike e besimtarëve.
Vitin e kaluar, këto shuma ishin 3, 5 dhe 10 euro. Sadakatul Fitri është një obligim fetar që jepet në fund të Ramazanit për të ndihmuar familjet në nevojë para festës së Fitër Bajrami.