Universiteti i Prizrenit jep tender 30 mijë euro për bileta avioni, kjo është kompania fituese

- Gazeta e Prizrenit

Universiteti i Prizrenit jep tender 30 mijë euro për bileta avioni, kjo është kompania fituese

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është përkujdesur që stafi i saj akademik të mos e “çajë kokën” për sigurimin e biletave të avionit për udhëtime zyrtarë jashtë vendit.

Për këtë, ky Universitet, ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 30 mijë eurove për shërbime të transportit ajror, përkatësisht sigurimin e biletave të avionit.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, marrëveshja është lidhur më 25 nëntor 2026 me kompaninë AS Travel Club SH.P.K., me adresë në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Kontrata ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa financimi bëhet nga Buxheti i Kosovës.

Procedura e prokurimit ishte e hapur dhe kriteri për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ishte çmimi më i ulët.

Në garë ishte pranuar vetëm një tender, i cili ishte shpallur i përgjegjshëm. 



Read it all at Gazeta e Prizrenit