Parashikimi i motit për të shtunën, 14.03.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të shtunën, 14.03.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se gjatë vikendit, të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, të shtunën, më 14 mars 2026, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metra në sekondë.

Ndërsa, të dielën, më 15 mars 2026, parashikohet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius.



Read it all at Gazeta e Prizrenit