49-vjeçari i merr jetën bashkëshortes, dyshohet se çifti kishte konflikte të vazhdueshme

- Bota Sot

49-vjeçari i merr jetën bashkëshortes, dyshohet se çifti kishte konflikte të vazhdueshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Viktima është Valentina Sarto, ndërsa autori i dyshuar është Vincenzo Dongellini.

Sipas mediave italiane, krimi ndodhi brenda banesës së çiftit, të cilët kishin më pak se një vit të martuar. Burri dyshohet se e ka goditur me thikë gruan, ndërsa më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mes tyre kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.



Read it all at Bota Sot