Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Viktima është Valentina Sarto, ndërsa autori i dyshuar është Vincenzo Dongellini.
Sipas mediave italiane, krimi ndodhi brenda banesës së çiftit, të cilët kishin më pak se një vit të martuar. Burri dyshohet se e ka goditur me thikë gruan, ndërsa më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat paraprake mësohet se mes tyre kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.